Sulmohet gazetari në Prizren, Festivali Dokufest kundërshtohet nga bashkësia islame
Të premten në Prizren është protestuar kundër një performance të realizuar në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, Dokufest, që mbahet në të njëjtin qytet. Thirrja për protestë është bërë Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Në nisje të edicionit të sivjetmë të festivalit, grupi kanadez “Peaches”, e ka realizuar një performancë në mbrojtje të transgjinorëve, por edhe të fenomeneve tjera që mund të konsiderohen tabu në shoqëri.
Qytetarët janë mbledhur në Sheshin Shatërvan dhe kanë mbajtur në duar mbishkrimet: “Dokufest i keq”, “Jo degjenerimit”, “Drogën larg fëmijëve tanë”, “Prizreni, qytet i historisë”, e tjera.
Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas për sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, në Prizren.
Sipas reagimit gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi, ishin atje për të raportuar për protestën e thirrur nga imamët lokalë kundër festivalit “DokuFest”.
“Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese ndërsa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së. AGK-ja ka kërkuar nga Policia “arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta