Sulmoi murgeshën franceze në Jerusalem, izraeliti përballet me drejtësinë

7 Maj 2026 | 17:30

Ministria e drejtësisë e Izraelit ka njoftuar këtë të enjte se një izraelit i dyshuar për goditjen dhe plagosjen e një murgeshe katolike franceze në Jerusalem do të dalë në gjyq për sulm të motivuar nga armiqësia ndaj një grupi fetar.  

Sulmi ndaj murgeshës, një studiuese 48-vjeçare në Shkollën Franceze të Kërkimeve Biblike dhe Arkeologjike të Jerusalemit, ndodhi në Malin Sion pranë Qytetit të Vjetër.

I dyshuari, Yona Simcha Schreiber ka qenë nën arrest që nga 29 prilli dhe prokuroria ka kërkuar që ai të mbetet në paraburgim deri kur të zhvillohet gjyqi.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes tregojnë një burrë që nxiton drejt murgeshës dhe e shtyn atë me dhunë në tokë, ku ajo gati sa nuk e godet kokën në një gur. Burri largohet nga vendi i ngjarjes vetëm për t’u kthyer dhe për ta shqelmuar murgeshën përpara se të ndërhyjë një kalimtar.

Konsullata franceze në Jerusalem e dënoi sulmin, duke kërkuar që burri të nxirret para gjyqit. Ministria e Jashtme e Izraelit dënoi gjithashtu “aktin e turpshëm” në një deklaratë për X, dhe tha se Izraeli mbeti i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e fesë dhe lirinë e adhurimit për të gjitha besimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump i vendos afat të ri Iranit: Deri nesër në orën 08:00 për marrëveshje, më pas “nuk do të ketë ura dhe stacione”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ka afat deri nesër në orën 08:00 për...
18:36 | 20/07/2026

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

Shtetet e Bashkuara akuzuan Kubën për zhvillimin e një fushate spiunazhi dhe përmbysjeje prej dekadash, duke pretenduar se Havana ka infiltruar nivelet më të larta...
17:57 | 20/07/2026

Temperaturat deri në 48 gradë Celsius, cili vend është përfshirë nga vapa ekstreme

Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë Uzbekistanin, duke detyruar autoritetet të marrin masa urgjente për mbrojtjen e qytetarëve, pasi temperaturat kanë arritur deri...
17:48 | 20/07/2026