Superliga në “black-out”, FSHF pezullon transmetimet e ndeshjeve në DigitAlb

13 Qershor 2020 | 19:39

Ndeshjet e kategorisë superiore nuk do të transmetohen më në platformën DigitAlb. Ferderata Shqiptare e Futbollit njoftoi mbrëmjen e së shtunës se ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të javës së 29-të në platformën digjitale për mosplotësim të detyrimeve kontraktuale.

FSHF tha se do të merrte përsipër kostot e transmetimit dhe ndeshjet e së dielës do të mund të shihen online në web-faqen e saj.

Në njoftimin e federatës thuhet se ky ndalim i transmetimit do të vijojë deri në përmbushjen e detyrimeve kontraktore. Ky vendim vlen për ndeshjet e kupës së Shqipërisë.

“FSHF dëshiron të nënvizojë se borxhi i akumuluar është i konsiderueshëm dhe se në kushtet kur këto janë të ardhura të drejtpërdrejta të klubeve anëtare, të cilat privohen padrejtësisht prej tyre, aq më shumë në situatën e vështire ekonomike të shkaktuar nga përhapja e COVID-19,” – thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)

Legjenda braziliane, Neymar, u rikthye plot lot në fushë për kombëtaren e tij, ndërsa Selecao mposhti Skocinë 3-0 në ndeshjen e tyre të fundit në...
09:55 | 25/06/2026

I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë

Lojtari i Katarit, Assim Madibo u dënua me pezullim pӕr pesë ndeshje të mërkurën për ndërhyrjen e frikshme që i theu këmbën mesfushorit kanadez, Ismael Kone...
09:45 | 25/06/2026

Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën

Gilberto Mora u bë lojtari më i ri që luajti si titullar në një Kupë Bote për Meksikën. 17-vjeçar doli në fushë kundër Republikës Çeke të mërkurën...
09:32 | 25/06/2026