Superliga/ Tirana merr kreun, ‘ngec’ Partizani, Vllaznia ‘spektakël’ ndaj Laçit
Tirana ka marrë kryesimin e Superligës Shqiptare pas fitores së regjsitruar ndaj Bylisit me rezultatin 4-1. Në anën tjetër, trivalët e Partizanit barazuan përballë Kastriotit, ndërsa Vllaznia afrohet 3 pikë me kreun. Erzeni id ha një shuplakë të rëndë Kukësit, ndërsa Teuta mori një pikë shprese ndaj Egnatias, kjo ishte tabloja e javës së 17 në elitën e futbollit shqiptar.
Tripleta e Patrik dhe një gol i Hasanit i dhanë një trepikësh me shumë vlera bardhebluve të cilët i rrëmbejnë fronin Partizanit. Të kuqtë me një tjetër hap fals zbresin në vendin e dytë. Cara u dha avantazhin e përkohshëm të kuqve, ndërsa Silvio Zogaj barazoi për Kastriotin.
Vllaznia dhuroi spektakël ndaj Laçit në shtëpi, ku triumfoi me rezultatin e thellë 4-1. Një dy golësh i vlonjatit Hoxhaj, Jonuzi e Juriç shënuan për shkodranët, teksa kurbinasit gjetën golin e vetëm me Shkurtajn. Në këtë ndeshje debutoi dhe Bekim Balaj.
Erzeni shtangu Kukësin, me këta të fundit të cilët luanin në shtëpi. Nga 1 gol për secilën pjesë i dhanë 3 pikët Xhevahir Kapllanit, i cili e sheh veten në vendin e 5-të. Teuta barazoi me Egnatian në Niko Dovana, në një ndeshje tejet emocionuese e të luftuar nga të dyja skuadrat.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta