Lara Colturi bën mrekullinë! Toçi: Shumë shpejt Shqipëria, kampione bote në ski
Skiatorja italiane me shtetësi shqiptare Lara Colturi është kualifikuar në kupën e botës ku janë 22 shtete mes të cilëve edhe Shqipëria.
Elvis Toçi, president i Federatës së Skive, në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se me arritjen e fundit Lara na bëri dhuratën më të bukur për festat kombëtare duke ngritur flamurin kuqezi.
Toçi tregoi se nga rekordi i garës së një ditë më parë Lara është cilësuar skiatorja me rekordin më të lartë në një kupë bote
“Vendi i 17 me të qindtat e sekondës me të parën e botës do të thotë që shumë shpejt se mund të jemi kampion bote në ski. Dje gjithë media botërore ka folur për Larën. Për në kupën e botës kualifikohen rreth 100 garues, Lara e fillon me numrin 58, meqë ishte hera e parë që merrte pjesë dhe arriti në vendin e 17, që është një arritje shumë e madhe pasi dallimet janë me sekonda”, shpjegoi Toçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë