‘E para në garën e Amerikës Latine’, Xhuglini: Lara Colturi vendosi rekord të ri

29 Gusht 2022 | 11:00

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Skive, Etrit Xhuglini deklaroi se skiatorja italiane, por me nënshtetësi shqiptare Lara Colturi, ka thyer rekordin e saj personal, që është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Xhuglini u shpreh se Colturi arriti ditën e djeshme rezultatin prej 22 pikësh, nga 28.5 që arriti teksa u rendit e para në garën e skive në Amerikën Latine.

Sipas tij, ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, për faktin se Colturi është vetëm 15 vjeç.

“Është vetëm 15 vjeç, është një super talent i skive botërore. Ne prisnim që të kishte rezultate të jashtëzakonshme, por jo të këtyre përmasave. Ajo ritheu rekordin e pikëve duke arritur në 22 pikë në garën e djeshme. Në ski, sa më mirë paraqitesh, aq më pak pikë duhet të kesh. Kampionët e botës janë me zero pikë. Pra, ajo ritheu rekodrin e saj personal. Është një rezultat i jashtëzakonshëm. Kur kujtojmë që është vetëm 15 vjeç, asnjë në moshën e saj, por edhe 18-vjeçarët nuk i kanë këto rezultate me kaq pak pikë në nivel ndërkombëtar”, theksoi Xhuglini.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026