Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aishe Haklaj deklaroi të premten se familja e saj ka ende besim te SPAK.
Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri tregoi se po e ndjek këtë çështje që nga viti 2021.
Sipas tij, të dhënat janë shumë sekrete dhe për këtë arsye nuk mund të japë detaje, por theksoi se ka disa elementë të historisë që janë publik.
“Kush është zanafilla që u krijua një organizatë kriminale dhe u ekzekutuan me radhë familjarët e familjes Haklaj. Indicia kryesore ishte një lloj hakmarrje primitive e Sali Berishës në mitingun që bëri në Tropojë ku atje ju prish mitingu dhe ai fajtor bëri Shkëlqim Haklajn dhe familjen Haklaj. Për rrjedhojë iu dha urdhër njerëzve të vet që këtë person, Shkëlqim Haklajn gjallë a vdekur e dua në Tiranë dhe kjo video është dorëzuar si provë. Pas kësaj, në fakt u ekzekutua Shkëlqim Haklaj,” – tregoi ndër të tjera Beqiri.
Avokati shtoi se ai është marrë me çështjen pasi u kontaktua nga Aishe Haklaj si amanet i të vëllait, Halil Haklaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
Deputetja e PDK: Kurti frikacak që nuk guxon të flasë për UÇK-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë