Deputetja e PDK: Kurti frikacak që nuk guxon të flasë për UÇK-në
Deputetja në Kosovë Ganimete Musliu, komentoi gjyqin në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashima Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
E ftuar në Euronews Albania, ajo e ka konsideruar kreun e qeverisë së Kosovë frikacak, duke theksua se ai sot nuk ka guxim të flasë asnjë fjalë për ish-komandantët e UÇK-së.
Më tej ajo tha se Kurti mund ta kishte zhbërë Gjykatën në Hagë, por sipas saj numri një i qeverisë kosovare nuk po mbështet popullin që i dha votën.
“Unë dhe Albini nuk jemi asnjëherë në frekuenca të njëjta. Në kohën kur kundërshtohej Gjykata Speciale Albin Kurti bënte zhurmë por nuk qëndroi në sallë për ta kundërshtua me votë Gjykatën Speciale. Kurti dhe atëherë është treguar frikacak dhe frikacak po tregohet dhe sot duke heshtur dhe duke mos mbështetur popullin që i dha votën për kryeministër të Kosovës. Dallimi mes meje dhe Kurtit është se unë kur e jap fjalën publike i qëndroj deri në fund ndërsa Albin Kurti nuk e mban fjalën, se ka mbajt as për Gjykatën Speciale, të cilën tha se do ta zhbëjë Gjykatës. Ai nuk ka guxim të japë asnjë deklaratë të vetme për ish-komandantëve UÇK-së”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? Deputetja Musliu: Do rëndonte situatën
- Policia ndalon 26-vjeçarin në Fier, dyshohet se ka përdhunuar të miturën
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë