Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës, po hetojmë me KFOR-in
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kohët e fundit Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve.
Sipas tij, këto veprime përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe janë pjesë e një strategjie më të gjerë të politikës agresive serbe ndaj Kosovës.
“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Kohët e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, tha ai në një intervistë për KTV.
Sveçla ka thënë se kanë identifikuar disa raste të dronëve serbë mbi Kosovë, mirëpo sipas tij nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Ne jemi duke i hetuar në mënyrë profesionale, në koordinim me KFOR-in dhe shërbimet partnere. Në momentin që kemi më shumë informacione, patjetër që do t’i ndajmë me publikun. Për momentin nuk ka asgjë për të cilën qytetarët duhet të brengosen. Të gjitha institucionet janë në krye të detyrës,” theksoi ministri.
Ministri theksoi gjithashtu se politika e jashtme e Serbisë vazhdon të mbajë të njëjtin kurs hegjemonik, duke synuar përfitime nga ndryshimet e rrethanave globale për të sfiduar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit