Sylvinho plan për promovimin e të rinjve, takim me trajnerët e moshave
1 ditë pasi u prezantua në krye të kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho ka nisur menjëherë nga puna. Përgjatë të martës, ish-mbrojtësi kampion me Barcelonën ka zhvilluar një takim me trajnerët e kombëtareve të moshave.
Në tryezën e përbashkët ishin të pranishëm dhe dy ndihmësit e tij Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni. Qëllimi kryesor ishte shpalosja e planit që 48-vjeçari ka për të çuar sa më lart kombëtaren shqiptare.
Trajneri u shpreh optimist për këtë bashkëpunim të ri dhe shfaqi entuziazmin e tij për këtë aventurë të re me Shqipërinë. Braziliani theksoi se bashkëpunimi mes trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave dhe Kombëtares A do të jetë shumë i ngushtë për të përgatitur dhe për të afirmuar sa më shumë lojtarë të talentuar.
Gjithmonë kalimi nga moshat tek kombëtarja e madhe ka dashur shumë kohë, ndaj Sylvinho i ka kërkuar kolegëve të tij të tregohen të kujdesshëm. Më tej u njoh edhe me mënyrën e organizimit të gjithë ekipeve të moshave dhe për programin apo metodologjitë stërvitore që ato aplikojnë gjatë vitit, teksa mori informacion edhe për mënyrën se si monitorohen elementët e spikatur të cilët aktivizohen veçanërisht jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
Përfundon pa gola ndeshja në San Francisko, Australia siguron kualifikimin pas barazimit me Paraguain
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve