“Ta mbyllin luftën”- Krisafi: Për çdo jetë izraelitësh, vrasin dhjetëra palestinezë

23 Maj 2024 | 19:13

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, është shprehur se për çdo jetë izraelite të humbur, ushtria izraelite vret me dhjetëra palestinezë në Gaza.

Komentet Krisafi i bëri në Euronews Albania, ku tha se kjo ka ndodhur gjithmonë, por gjatë luftës është bërë edhe më problematike.

Ai tha gjithashtu se Izraeli nga një vend viktimë që ka qenë dikur, është kthyer në një vend agresor dhe e ka humbur mbështetjen ndërkombëtare.

Krisafi shtoi se Izraeli duhet ta mbyllë sa më parë luftën, pasi e ka humbur betejën morale.

“Stili i Izraelit është i tillë që nëse vritet një izraelit, ata vrasin dhjetë ose 100 izraelitë. Kështu ka ndodhur gjithmonë me Gazën. Në Gaza për një person të vrarë janë hedhur raketa. Me pengjet ka qenë një dështim shumë i madh nga Izraeli, nuk kanë arritur dot, kanë gjetur 2-3 veta gjithsej.

Shumica dërmuese e pengjeve kanë vdekur. Arsyeja kryesore pse Hamasi refuzoi të bëjë marrëveshje pengjesh me Izraelin, është se Hamasi mund të mos e ketë më këtë numër pengjesh. Para disa ditësh ushtria izraelite mori 3 viktimat që mendohet se ishin pengje të gjallë.

Izraeli e nisi si lehtë luftën, por tashmë ka ardhur momenti që duhet ta mbyllë. E ka humbur betejën nga pjesa morale e botës. Duhet të gjejnë një mënyrë për të mbyllur luftën, para se të humbin çdo lloj mbështetjeje”, tha Krisafi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026