Tajfuni Lan në Japoni detyron 240 mijë njerëz të evakuohen, anulohen fluturimet

15 Gusht 2023 | 09:43

Tajfuni Lan goditi sot pjesën jugore të prefekturës japoneze të Wakayama dhe për shkak të erës së fortë dhe shiut u urdhërua evakuimi i 240 mijë njerëzve. Pothuajse 900 fluturime u anuluan dhe dhjetëra mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Në qytetin Nara në Japoninë qendrore, disa persona u plagosën lehtë pasi u rrëzuan nga erërat e forta.

Tajfuni Lan goditi pjesën jugore të prefekturës Wakayama, rreth 400 kilometra në jugperëndim të Tokios, duke sjellë shi të dendur në pjesën më të madhe të Japonisë qendrore dhe perëndimore, raportoi Reuters.

Autoritetet lëshuan paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dheu dhe thanë se kishin ngritur qendra evakuimi në 11 prefektura. Tajfuni dhe shiu i dendur çuan gjithashtu në mbylljen e disa rrugëve dhe pezullimin e dhjetëra linjave hekurudhore.

Tajfuni Lan vjen disa ditë pasi tajfuni Kanun goditi Japoninë. Gati 90 mijë familje në Japoninë qendrore dhe perëndimore mbetën pa energji elektrike. Tajfuni arriti 150 kilometra në orë dhe parashikohet të arrijë në Detin e Japonisë të mërkurën dhe më pas të lëvizë në veri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026