Pasi kishte mbajtur të mbyllur kufijtë për pothuajse tre vjet dhe masa të tjera të ashpra, më 7 dhjetor, Kina njoftoi për lehtësimin e masave kundër koronavirusit. Por, që atëherë është përballur me një valë të re infektimesh.
Tajvani i gatshëm për të ndihmuar Kinën për COVID-in
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen u shpreh e gatshme t’i ofrojë Kinës “ndihmën e nevojshme” për ta ndihmuar atë të përballet me një rritje të rasteve të COVID-19.
Por ajo tha se aktivitetet ushtarake kineze pranë ishullit nuk ishin të dobishme për paqen dhe stabilitetin, shkruan Reuters.
Tsai, në mesazhin e saj tradicional për vitin e ri, të dorëzuar në zyrën presidenciale, deklaroi se të gjithë kishin parë rritje të rasteve në Kinë, e cila e sheh Tajvanin si territorin e vet dhe ka rritur presionin ushtarak për të pohuar këto pretendime.
“Për sa kohë që ka nevojë, bazuar në pozicionin e kujdesit humanitar, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të ndihmuar më shumë njerëz të dalin nga pandemia dhe të kenë një vit të ri të shëndetshëm dhe të sigurt”, theksoi presidentja, pa dhënë detaje.
LEXONI GJITHASHTU
Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare