Tajvani mohon se ka prodhuar sinjalizuesit e Hezbollah që shpërthyen në Liban

20 Shtator 2024 | 09:22

Komponentët e përdorur në mijëra pagera të shpërthyer në Liban të martën në një sulm vdekjeprurës ndaj anëtarëve të Hezbollahut nuk janë bërë në Tajvan, tha sot Ministri i Ekonomisë i Tajvanit Kuo Jih-hui.

“Përbërësit janë kryesisht qarqe të integruara dhe bateri më të lira”, u tha gazetarëve ministri tajvanez i Ekonomisë Kuo Jih-hui, raporton Reuters.

Kur u pyet nëse pjesët e pagerit që shpërthyen ishin prodhuar në Tajvan, ai tha:

“Mund të them me siguri se ato nuk janë të prodhuara në Tajvan”, duke shtuar se rasti është duke u hetuar nga autoritetet gjyqësore.

Kompania “Gold Apollo” me seli në Tajvan njoftoi në fillim të kësaj jave se nuk ka prodhuar pajisjet e përdorura në sulm dhe se kompania “BAC” me qendër në Budapest ka licencë për të përdorur markën e saj tregtare.

Nuk ishte e qartë se si dhe kur pajisja ishte pajisur për t’u shpërthyer në distancë, siç ishin qindra telekomandë të përdorur nga Hezbollah që shpërthyen të mërkurën në një valë të dytë sulmesh. Në dy incidente në Liban, 37 njerëz vdiqën dhe rreth 3,000 u plagosën.

Burimet e sigurisë thanë se Izraeli ishte përgjegjës për shpërthimet e pager-it, por Tel Avivi nuk komentoi drejtpërdrejt mbi sulmet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës

Ndërtesa banimi, një çerdhe, një institucion fetar dhe disa automjete u dëmtuan. Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm rus në qytet vrau tre...
14:29 | 17/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)

SHBA-të nisën një valë sulmesh kundër Iranit për ditën e gjashtë radhazi, tha ushtria e tyre, ndërsa të dy palët luftuan për kontrollin e Ngushticës...
14:06 | 17/07/2026

Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin

Kryeministri hungarez Peter Magyar po kërkon rimbursimin e gjobës ditore prej 1 milion eurosh për emigracionin që Bashkimi Evropian i ka vendosur vendit të tij....
13:35 | 17/07/2026