Takimi i ambasadores amerikane në Greqi me Ramën, Vangjeli kap detajin

12 Mars 2026 | 21:20

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me takimin në Kryeministri të kryeministrit Edi Rama me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Gjatë fjalës së tij, Vangjeli theksoi se takimi erdhi pa një njoftim zyrtar.

Lidhur me pamjet e publikuara ku duket momenti kur Rama pret ambasadoren në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, Vangjeli theksoi se sipas tij duken pamje të filmuara me porosi. Ai shtoi se filmimi me porosi ndodh për të treguar se një person i rëndësishëm vjen në Tiranë për takim ndërkohë që sot opozita protestoi para Kuvendit.

“Një detaj më interesant në këtë histori e cila nuk ka asnjë shpjegim zyrtar, asnjë komunikatë zyrtare, po duket edhe nga këndi i xhirimit që është një filmim i porositur për të rrëfyer se çfarë ka ndodhur, me të gjitha gjasat.

U tha se ishte një qytetar i rastësishëm që kaloi me telefon atje. Po me të gjitha gjasat është një nga ato menutë që serviret nga kryeministri për të treguar shiko se kush po vjen këtu dhe ishte nga pikëpamja sërish formale në një ditë dramatike për të, mazhorancën e tij, politikën shqiptare në përgjegjësi me një kurs përplasje që po duket jo thjesht në horizont, por gjithmonë dhe më pranë me Bashkimin Evopian, me vendet më të fuqishme të Bashkimit Europian dhe mbi të gjitha dhe me Britaninë e Madhe.

Kjo duket njëlloj si një çast qetësie, një çast si të hysh në portë. Nuk do të mundja dhe nuk doja të spekulloje për asnjë arsye, sepse ato mund të jenë që nga një vizitë ë kortezie. Nuk besoj se ka ardhur të jap ndonjë mesazh sepse nuk do të ishte ky kanal i përshtatshëm për ta bërë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026