Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Stano: Mund të zgjasë deri në mbrëmje
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, ka bërë me dije se ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Stano, në një konferencë të dhënë për mediat nga Ohri, aty ku po mbahet takimi trilateral, tha se takimi mund të zgjasë deri mbrëmjen e kësaj të shtune.
Zëdhënësi i BE-së deklaroi se në përfundim të takimit do të ketë dhe një konferencë për shtyp nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Stano theksoi se gjatë konferencës për shtyp nuk do të pranohen pyetje.
“Nuk mund të deklaroj asgjë për takimet pasi përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, në fund të ditës do të mbajë konferencë. Nuk e di kohën dhe nuk e di se sa do të zgjasë takimi, dialogu në takime nuk dihet se sa mund të zgjasë – deri në mbrëmje ose dikur vonë pasdite”.
“Kur ky raund i ri i dialogut do të përfundoj atëherë përfaqësuesi i lartë do të dalë në konferencë dhe do të tregojë. Nuk do të them asgjë për përmbajtjen dhe njësoj veprojmë edhe në Bruksel. Nuk diskutojmë për atë që është duke u diskutuar në takim”, tha Stano.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë