Takimi me Trump në SHBA, Starmer: Marrëveshja për Ukrainën duhet të jetë afatgjatë

27 Shkurt 2025 | 19:49

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ndodhet në Shtëpinë e Bardhë për të zhilluar bisedime me Presidentin Donald Trump mbi Ukrainën dhe mbrojtjen e saj.

Në një pjesë të bisedimeve, Starmer thekson se pa Trump nuk do të ishte e mundur zhvillimi i diskutimeve për Ukrainën.

“Jemi në një diskutim për një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë, marëveshje për të cilën nuk do të ishte e mundur po të mos ishte hapësira e krijuar nga Trump.

Kryeministri më pas thekson se çdo marrëveshje duhet të jetë afatgjatë dhe jo vetëm një çështje e zgjidhur për një kohë afatshkurtër.

Trump nga ana tjetër shton se siguria në Ukrainë pasi të arrihet një marrëveshje është pjesa e lehtë,  pjesa e vështirë është arritja e një marrëveshjeje në radhë të parë.

I pyetur nëse një marrëveshje e arritur me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të zgjasë, Trump përgjigjet pozitivisht.

“Kam besim se nëse bëjmë një marrëveshje, ajo do të mbahet”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026