Takimi me Trump: Presidenti rus Putin, konsultohet me homologun kinez Xi
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar të premten, dita kur skadon ultimatumi i Donald Trump për Ukrainën, një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping për ta informuar mbi takimin e pritshëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse dhe ato kineze, të cilat megjithatë nuk japin detaje mbi bisedën mes dy liderëve.
Ndërkohë, vijon të mbetet mister vendi se ku do të takohen Trump dhe Putin. Roma mund të merret në konsideratë, raporton “Fox News” që citon burime në dijeni të negociatave.
Por lajmi bie ndesh me raportimet e mediave ruse, sipas të cilave kreu i Kremlinit nuk dëshiron që takimi, i parashikuar për ditët e para të javës së ardhshme, të mbahet në Evropë.
Sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, Putin ka deklaruar se Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jete destinacioni i duhur.
Ndërkohë, një ditë para skadimit të ultimatumit, presidenti Donald Trump u shpreh më i moderuar sa i takon sanksioneve që kishte paralajmëruar për Rusinë.
“Gjithçka varet nga ai, të shohim çfarë do të thotë”, tha Trump duke iu referuar Putin.
Takimi mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u njoftua një ditë më parë nga këshilltari presidencial rus për politikën e jashtme, Yuri Ushakov.
Ky i fundit nënvizoi se takimi do të bëhej me kërkesë të palës amerikane, gjë që u përgënjeshtrua më vonë nga Shtëpia e Bardhë, që komunikoi se takimi bëhej me kërkesë të Kremlinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë