Takimi mes zyrtarëve Ukrainë-SHBA në Berlin, Zelensky: Duam paqe të dinjitetshme
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje të dielën për paqe të “dinjitetshme” dhe për garanci se Rusia nuk do ta sulmojë më Ukrainën.
Ai i bëri këto komente teksa po përgatitet të takohet në Berlin me të dërguar amerikanë dhe aleatë evropianë për t’i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Përballë trysnisë së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta nënshkruar një marrëveshje për paqe, e cila fillimisht mbështeste kërkesat e Moskës, Zelensky e akuzoi Rusinë se po e zvarrit luftën përmes bombardimeve vdekjeprurëse mbi qytete dhe infrastrukturë të energjisë elektrike dhe ujit në Ukrainë.
Edhe pse përbërja e saktë e takimeve të së dielës dhe së hënës nuk është bërë e ditur, një zyrtar amerikan tha se i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, po udhëtonin drejt Gjermanisë për bisedime me ukrainas dhe evropianë.
Vendimi për ta dërguar Witkoffin, i cili ka udhëhequr negociatat me Ukrainën dhe Rusinë mbi një propozim amerikan për paqe, u duk si shenjë se Uashingtoni e sheh një mundësi për përparim, gati katër vjet pasi Rusia e nisi pushtimit e vendit fqinj më 2022.
“Ukraina ka nevojë për paqe me kushte të dinjitetshme dhe ne jemi të gatshëm të punojmë sa më konstruktivisht të jetë e mundur. Ditët në vijim do të jenë të mbushura me diplomaci. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ajo të japë rezultate”, tha Zelensky në X.
Një nga negociatorët e Zelenskyt, zëvendësministri i Jashtëm Sergiy Kyslytsya, njoftoi se i pret “një ditë takimesh” dhe publikoi një fotografi të tij në Berlin, por nuk dha më shumë hollësi.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, po pret Zelenskyn dhe liderë evropianë për një samit në kryeqytetin gjerman të hënën, më i fundit në një sërë mbështetjesh publike për liderin ukrainas nga aleatë në të gjithë Evropën.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë