Takimi Mickovski-Kovaçevski, diskutime për krizën energjetike
Për rreth dy orë mbrëmjen e djeshme, kryeministri Dimitar Kovaçevski zhvilloi një takim me liderin e VMRO-DPMNE-së ku u bisedua për krizën energjetike.
Në takim morën pjesë edhe ekipet ekonomike të Qeverisë dhe të VMRO–DPMNE-së.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, raportoi nga Maqedonia e Veriut se tema e takimit ka bërë që në aspekt politik, ky bashkim të mos cilësohet si shkrirje akujsh mes forcave politike.
Sidoqoftë, Iljazi tha se ky takim ishte një hap pozitiv drejt normalizimit të funksionimit të shtetit, duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm të opozitës në Kuvend.
Gazetarja raportoi se takimi që zgjati rreth 2 orë, përfundoi me dy liderët të cilët do të bashkëpunojnë me qëllim marrjen e masave për përballimin e krizës energjetike.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh