Takimi pas disa vitesh, Kurti dhe Ahmeti diskutojnë për menaxhimin e pandemisë COVID-19
2 vjet më pas, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti takohen përsëri. Të qeshur përbri njëri-tjetrit ish bashkëpunëtorët diskutuan se si do të dilet nga kriza shëndetësore e COVID-19 dhe pasojat që ajo ka lënë pas. Sipas Kurtit e rëndësishme është ruajtja e vigjilencës së qytetarëve. Ndërsa, kryetari Ahmeti deklaroi se gjatë takimit u diskutua për masat që do të ndërmerren në ditët në vijim për lehtësimin e masave.
“Diskutuam sesi mund të ja dalim nga pasojat në këtë krizë, biseduam për pakon për rimëkëmbjen ekonomike, por edhe për lehtësimin e masave. Si qeveri në detyrë bashkëpunojmë me të gjitha komunat, e në veçanti me Prishtinën, andaj edhe gjatë muajit qershor ne do të bashkrendohemi që liberalizimi i masave të jetë efikas dhe vigjilenca e shtuar”, tha Kurti.
“Sot prita në në takim Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Ministrin në detyrë Arben Vitia. Temë bosht e këtij takimi ishte menaxhimi i situatës rreth pandemisë, me theks të veçantë në gjendjen shëndetësore dhe ekonomike. U dakorduam që bashkëpunimi në mes të Kryeqytetit dhe Qeverisë është i domosdoshëm, ashtu që pasojat e pandemisë të jenë sa më të vogla”, u shpreh Ahmeti pas takimit.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West