Takimi Trump-Putin do të ndodhë këtë muaj, dy vendet ku mund të mbahet
Krahas një lufte të mundshme tregtare dhe të ardhmes së Gazës, një nga çështjet më të rëndësishme në axhendën e Donald Trump është fati i Ukrainës.
Trump po kërkon një fund të shpejtë të luftës dhe ka lënë të kuptohet se një takim me Vladimir Putinin është përgatitur prej disa javësh.
Sipas mediave ruse, përgatitjet për takimin tani janë në një “fazë të avancuar”. Takimi mund të ndodhë në shkurt ose mars, tha politikani i lartë rus Leonid Slutsky për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.
Muajin e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendoste “nivele të larta” sanksionesh ndaj Rusisë dhe tarifa për importet nëse Moska nuk arrinte një zgjidhje me Ukrainën.
Në të njëjtën kohë, ai tha se simpatizon qëndrimin rus se Ukraina nuk duhet të bëhet pjesë e NATO-s.
Trump ka thënë gjithashtu se bisedimet mund të përfshijnë përpjekjet për të reduktuar armët bërthamore.
Putini ka modernizuar forcat e tij bërthamore pas pezullimit të traktatit Neë START, i cili kufizonte numrin e kokave dhe raketave bërthamore. Ai ka refuzuar më parë bisedimet me Uashingtonin për zëvendësimin e traktatit, i cili përfundon në shkurt të vitit të ardhshëm.
Nga ana e tij, presidenti rus ka treguar se dëshiron që bisedimet të fokusohen mbi luftën në Ukrainë dhe te çmimet e naftës.
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shihen nga Rusia si vende të mundshme për një samit, thanë për Reuters dy burime ruse me njohuri mbi diskutimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij