Taktikë apo dështim? Rusia tërhiqet nga beteja për qytetin kyç në Ukrainë

5 Maj 2023 | 10:54

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner në Rusi, tha në një njoftim të papritur të premten se forcat e tij do të largoheshin nga qyteti ukrainas i Bakhmutit, të cilin ata po përpiqeshin ta pushtonin që nga vera e kaluar.

Prigozhin tha se ata do të largohen më 10 maj për shkak të humbjeve të mëdha dhe furnizimeve të pamjaftueshme të municioneve, shkruan rel.

“Unë deklaroj në emër të luftëtarëve Wagner, në emër të komandës Wagner, se më 10 maj 2023, ne jemi të detyruar të transferojmë pozicionet në vendbanimin Bakhmut në njësitë e ministrisë së mbrojtjes dhe të tërheqim trupat e mbetur të Ëagnerit në kampet e logjistikës”, tha Prigozhin në një deklaratë.

“Unë po i tërheq njësitë Wagner nga Bakhmuti sepse në mungesë të municioneve ato janë të destinuara të humbasin në mënyrë të pakuptimtë”, shtoi ai.

Wagner ka qenë në krye të përpjekjes së Rusisë për të kapur Bakhmutin që nga vera e kaluar, në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës në Ukrainë, që nisi në shkurt të vitit 2022.

Nuk ishte e qartë nëse deklarata e Prigozhin mund të merret seriozisht, pasi ai ka postuar shpesh komente impulsive në të kaluarën.

Vetëm javën e kaluar ai tërhoqi një deklaratë që tha se e kishte bërë si “shaka”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026