Talebanët urdhërojnë mbylljen e salloneve të bukurisë në të gjithë Afganistanin
Administrata talebane në Afganistan ka urdhëruar mbylljen e salloneve të bukurisë brenda një muaji, njoftoi Ministria e Moralit.
Qeveritë e huaja dhe zyrtarët e OKB-së kanë dënuar kufizimet në rritje ndaj grave që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, pasi mposhtën një qeveri të mbështetur nga SHBA, sipas Reuters.
Vitin e kaluar, autoritetet talebane mbyllën shumicën e shkollave të mesme për vajza, duke i ndaluar gratë të hyjnë në universitete dhe të punojnë në fushën e ndihmës humanitare.
Shumë vende publike, duke përfshirë banjat, palestrat dhe parqet janë të ndaluara për gratë.
Sallonet e bukurisë janë ngritur në Kabul dhe qytete të tjera afgane që kur talebanët u rrëzuan nga pushteti në fund të vitit 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
Shumë mbetën të hapur pasi islamistët u kthyen në pushtet dy vjet më parë, por me mbishkrime dhe dritare të fshehura.
Qeveritë perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare kanë sinjalizuar se kufizimet ndaj grave po parandalojnë çdo përparim drejt njohjes ndërkombëtare të administratës talebane.
Administrata talebane pretendon se respekton të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e saj të ligjit islamik dhe zakoneve afgane.
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge