Talenti 10-vjeçar që i bashkohet akademisë së kampionit të botës në Formula 1

6 Nëntor 2025 | 15:17

Një pilot kaq të ri, të talentuar dhe shumë të apasionuar zor se e keni hasur më herët.

“E kam emrin Rohan Yzeiraj, jam 10 vjeç dhe kam 5 vite që merrem me këtë sport”.

Të shohësh Rohanin teksa nget 4 rrotakun e tij, krijon idenë se ky djalosh ka një jetë që merret me Go-Kart. Një talent i padiskutueshëm për vendin tonë, që edhe pse në moshë kaq të re, po fiton një eksperiencë të jashtëzakonshme.

“Kam marrë pjesë në Rotaxmax Italia, Grand Max dhe Eurotrophy. Po stërvitem për garat e ardhshme në 2026, sezoni i Rotaxmax Italia 2026 dhe dy garat e Rotax Zvicrës”, tregon ai.

Performanca e tij në këto kompeticione tërhoqi vëmendjen e ish-kampionit të botës në Formula 1, Kimi Raikkonen i cili i ofroi mundësinë e jetës.

“Rohani- Unë u takova me të, sepse u përzgjodha me 14 pilotë të tjera, italiane e zviceranë, ai po më mësonte një kthese që e kisha gabim më pas e rregullova. Unë me djalin e tij Kimi Raikonne bëmë të njëjtin kampionat, Kimi më pa mua dhe disa të tjerë. Në fund të sezonit i erdhi babit email që isha përzgjedhur nga Kimi Raikonen për të marrë pjesë në shkollën e Karting të tij”, thotë 10-vjeçari.

“Kimi Raikonen ka përzgjedhur 14 pilotë, mes tyre dhe Rohani, urojmë që akademia e tij të vazhdojë për mirë. Shpresoj shumë që Rohani të vazhdojë me talentin e tij, duke qenë se një sy kritik e zgjedh në akademinë e vetë, do të thotë që ai ka brumë të mirë dhe mund të vazhdojë ecurinë e tij me mbështetjen e Kim”, tregon Ledjon Velaj, menaxher i Rohanit.

Rohani është në rrugën e duhur, por për të ndërtuar një karrierë të suksesshme ka nevojë për mbështetje.

“Shpresojmë që ky sport të ketë mbështetje sepse është sport i vështirë, sepse ne nuk kemi as akademi në Shqipëri që mund të na mbështesë. Urojmë për një mbështetje nga shteti apo sponsorët, sepse është sport i vështirë për tu menaxhuar”, shprehet menaxheri.

Emrin e Rohan Yzeirajt mos e harroni, sepse nuk do të jetë e largët dita kur ky talent të bëjë krenarë gjithë shqiptarët në arenën ndërkombëtare.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026