Talibanët pezullojnë shkollat nën udhëheqjen e organizatat joqeveritare

17 Prill 2023 | 18:31

Ministria e talibanëve për Edukim i ka pezulluar të gjitha aktivitetet e shkollave në provincat Kandahar dhe Helmand, të cilat udhëhiqen prej organizatave joqeveritare, sipas një letre të publikuar të hënën nga mediat lokale.

Sipas letrës, delegacioni është emëruar nga ministria për të rishikuar projektet dhe aktivitetet e të gjitha institucioneve të edukimit, në provincat e përmendura.

Megjithatë, sipas mediave lokale, një zyrtar taliban në Kandahar, ka thënë se ndalesa është e përkohshme.

Vetëm javën e kaluar, talibanët e kanë arrestuar aktivistin për edukim, Matiullah Wesa për aktivitete të “dyshimta”. Wesa ka ngritur zërin për edukim të vajzave, sidomos në zonat e thella të Afganistanit.

Talibanët janë kthyer në pushtet, pas rrëzimit të Qeverisë afgane, në gusht të vitit 2021. Në atë periudhë, nga Afganistani janë tërhequr edhe forcat e NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Prej atëherë, talibanët kanë zbatuar ligje dhe rregullore strikte, përfshirë vënien e ndalesës për shkollimin e vajzave, pas shkollës fillore. Ata që kanë guxuar të kritikojnë këto vendime, janë arrestuar nën pretekste të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026