Tanja Fajon pas bisedës me Daçiç: Respektimi i Marrëveshjes së Brukselit është kyç

20 Dhjetor 2022 | 15:00

Zëvendëskryeministrja e Sllovenisë dhe ministrja e Punëve të Jashtme,  tha sot pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është më i rëndësishmi.

Fajon theksoi se respektimi i Marrëveshjes së Brukselit është vendimtar për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Ndërsa Daçiç tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka njoftuar Fajon për problemet në Kosovë, duke kujtuar se Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nëntë vite më parë dhe se është e qartë se kryeministri Albin Kurti, nuk dëshiron ta zbatojë atë.

Fajon theksoi më tej se Sllovenia dëshiron që Serbia të anëtarësohet sa më shpejt në BE.

Dy ministrat paralajmëruan caktimin e seancës së dy qeverive dhe vlerësuan se ka një shkallë të lartë të bashkëpunimit ekonomik, i cili sipas të dhënave serbe arrin në 1.4 miliardë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026