TAP dyfishon gazin për Europën, Presidenti i Azerbajxhanit: Rritet roli i Shqipërisë

15 Nëntor 2022 | 15:42

Roli i Shqipërisë në sigurinë energjetike të Europës do të rritet akoma edhe më shumë përmes gazsjellësit TAP.

Lajmin e bëri të ditur presidenti azer, Ilham Aliev gjatë konferencës së përbashkët me kreun e shtetit shqiptar Bajram Begaj, nga ku theksoi se shumë shpejt do të dyfishohet sasia e gazit që Azerbajxhani sjell në Europë përmes TAP-it.

“Sa i takon furnizimit me gaz, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses për gazsjellësin TAP. Ka pasur një takim të këshillit të 1000 përfaqësuesve të gazit. Gazi natyror po kontribuon për sigurinë energjetike të Europës. Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunimin strategjik. Kemi planin të dyfishojmë vëllimin me gaz për Europën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do t’i japë kontribut shtesë Shqipërisë”, tha Ilham Aliev.

Sakaq, për presidentin e Shqipërisë Begaj, rritja e bashkëpunimit me një vend mik si Azerbajxhani është me rëndësi strategjike.

“Ne mirëpresim hapjen e ambasadës azerbajxhanase në vendin tonë. Diskutimet sot, u fokusuan në nevojën për identifikimi në fushat e interesit të përbashkët. Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë në energji, infrastrukturën, bujqësi e turizëm. Infrastruktura e gazit po bëhet gjithnjë  më e rëndësishëm. TAP p.sh. e bën vendin tonë një shpërndarës të interesave strategjike”, u shpreh Bajram Begaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026