Tarifat ‘e kontestuara’ të Trump, qytetarët amerikanë: E sigurt që do të ketë pasoja
Qytetarët në një supermarket të Pensilvanisë reaguan ndaj lëvizjes së presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj importeve nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, tre partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës.
Sidoqoftë, lëvizja e tij ndaj Kanadasë dhe Meksikës për të ndalur emigracionin ilegal dhe drogën ka çuar në vendosjen e taksave hakmarrëse nga dy vendet.
“Le ta provojmë dhe të shohim. Kemi ende 4 vjet përpara, ndaj le ta provojmë. Nëse gjatë kësaj periudhe kjo masë rezulton një mbeturinë, atëherë ta heqim”, thotw Samantha Evans, shtetase amerikane.
“Nuk kam një formim ekonomik, ndaj nuk mund të flas me detaje. Por e di që ne kemi shumë tregti me vendet në fjalë, sidomos me Kinën. Edhe Meksika e Kanadaja janë vende fqinje, ndaj kemi një volum tregtar të madh edhe me to. Në mënyrë të pashmangshme, tarifat do të rëndojnë tek konsumatorët, të cilët nuk besoj se votuan për këtë”, shprehet Nicolas Karayakaylar, shtetas amerikan.
Trump vendosi 10 për qind tarifa shtesë ndaj importeve nga Kina. Ai e bëri këtë pa një aprovim nga Kongresi dhe me vetëdije se mund të shkaktojë pasoja në formën e një inflacioni më të lartë, në humbjen e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë