Tarifat ndaj produkteve kanadeze, Carney: Jemi gati për negociata me SHBA-në

27 Tetor 2025 | 14:42

Kryeministri kanadez, Mark Carney ka deklaruar se është gati të flasë me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me tarifat. Sipas Carney ata do të ulen për negociata kur SHBA të jetë gati.

“Jemi gati të ulemi në tryezën e negociatave kur Shtetet e Bashkuara të jenë gati për këtë”, u tha kryeministri kanadez gazetarëve në prag të samitit të ASEAN në Malajzi.

Kryeministri kanadez tha se nuk kishte pasur kontakt me Trump në Kuala Lumpur. Presidenti amerikan përjashtoi një takim gjatë samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut të mërkurën.

“Nuk dua ta takoj. Nuk dua ta takoj për një kohë të gjatë”, u tha Trump gazetarëve.

Donald Trump, i cili ka ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Kanadanë, njoftoi të shtunën se po shtonte 10% shtesë në tarifat për produktet kanadeze, i zemëruar nga spoti i fushatës reklamuese të provincës Ontario me fragmente nga fjalimi i presidentit Ronald Reagan që dënonte politikën e vendosjes së tarifave të larta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026