Tatimet, mbi 89 mijë deklarata deri më tani, thirrje për deklarim brenda afatit
Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që të dorëzojnë në kohë deklaratat tatimore vjetore për vitin 2025, duke theksuar se afati përfundimtar i unifikuar për të gjitha kategoritë është data 31 mars 2026.
Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë dorëzuar në total mbi 184 mijë deklarata, të shpërndara në tre kategori kryesore: 79,900 deklarata për të ardhurat personale nga biznesi, 15,300 deklarata për tatimin mbi të ardhurat e korporatave, si dhe 89 200 deklarata individuale (DIVA). Këto shifra tregojnë një nivel të konsiderueshëm angazhimi, por gjithashtu sinjalizojnë një fluks në rritje në ditët e fundit të afatit.
Për herë të parë, këtë vit është aplikuar një afat i unifikuar për dorëzimin e të gjitha deklaratave tatimore vjetore, duke synuar thjeshtimin e procedurave dhe rritjen e eficiencës administrative. Ky ndryshim kërkon gjithashtu një vëmendje më të madhe nga tatimpaguesit për të shmangur vonesat.
Administrata Tatimore këshillon që deklarimi të kryhet sa më herët për të shmangur mbingarkesën e sistemit elektronik në ditët e fundit, një fenomen i përsëritur çdo vit për shkak të numrit të lartë të përdoruesve që aksesojnë platformën njëkohësisht.
Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me penalitetet, pasi mosdeklarimi apo deklarimi i vonuar shoqërohet me gjoba dhe detyrime shtesë. Deklarimi në kohë siguron gjithashtu pagesën e detyrimeve në afat, duke shmangur kostot e panevojshme për bizneset dhe individët.
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj