Tatimet nuk mbledhin dot borxhet, nga 900 milionë u mblodhën vetëm 40
Kuadri ligjor u mundëson tatimeve që të mbledhin me forcë detyrimet e prapambetura. Por, gjatë vitit 2021, 7 për qind e këtyre përpjekjeve për arkëtimin e tyre ka qenë e suksesshme.
Shifra del në një raport auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit. KLSH thotë se masa shtrënguese përmes bllokimit të llogarive bankare të bizneseve debitorë është aplikuar në 48 mijë raste për një vlerë totale prej 570 milionë eurosh borxh.
Arkëtimi është siguruar në të paktën 45 mijë raste, por duke arkëtuar vetëm 39 milionë euro, ose rreth 7 të detyrimeve ku është aplikuar kjo masë shtrënguese.
Mbi 10 mijë kanë qenë përpjekjet e tatimeve për të arkëtuar detyrimet përmes vendosjes së barrës së sigurisë. Shuma totale e detyrimeve në këto raste ka qenë 902 milionë euro, nga të cilat vetëm 1 për qind janë arkëtuar, ose rreth 1 milionë euro.
Një pjesë e mirë e këtyre detyrimeve konsiderohen si të pambledhshme për shkak të falimentimit të bizneseve. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar fshirjen e borxhit të grumbulluar nga biznese joaktive. Në 2020 vlerësohej se borxhi i bizneseve joaktive te tatimet ishte mbi 700 mln euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve