Tatimet publikojnë pagat orientuese në ndërtim, jo më pak se 80 mijë lekë

1 Dhjetor 2025 | 14:32

Administrata Tatimore ka bërë publike pagat referuese në ndërtim dhe u bën thirrje kompanive që operojnë në sektor, të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.

Thirrja u drejtohet të gjithë biznesmenëve dhe ndërtuesve të sektorit, që të bëjnë deklarimin e plotë dhe të saktë të pagave, pasi tatimet dyshojnë për informalitet në deklarimin e saktë të përfitimeve, një pjesë e të cilave nuk kalon në bankë, por ndahet në dorë.

Duke listuar të gjitha zanatet që përfshin ky sektor, Tatimet vlerësojnë se nuk do të ketë pagë më të ulët se 80 mijë lekë në muaj, që do të jetë për punonjësit mbështetës në ndërtim, riparuesit, punëtor llaç, dur alumini etj.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës së mëposhtme. Teknikët nuk do të kenë paga më të ulëta se 100 mijë lekë.Inxhinierët do të paguhen mes 115 dhe 150 mijë lekë në muaj, ndërsa referenca më e lartë është për operatorin e vinçit, 160 mijë lekë.

Bashkëngjitur me listën referencë, Administrata Tatimore shkruan se nga dhjetori 2025 e në vijim fokusi i kontrollit do të jetë ndërtimi, kryesisht në: subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet dhe subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pagës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026