Taulant Balla zbulon strategjinë që PS mund të përdorë më 25 prill
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur për listat e kandidatëve për deputetë, tha se edhe i fundit në listë mund të dalë i pari në garën zgjedhore, duke shtuar se vjen nga një zonë ku PS merr mbi 18 mijë vota.
“Mos flisni para kohe pasi do të jem përball jush dhe më 26 apo 27 prill. E sigurt është që do të ketë kandidatë që edhe pse janë renditur poshtë që të dalin sipër, madje dhe në krye fare”, tha z. Balla.
Por pyetjes së Ilva Tare nëse do të pranonte ai të ishte poshtë listës fituese, nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë por nuk përjashtoi mundësinë që PS të përdorë këtë si strategji elektorale.
“Kjo mund të jetë një strategji. Kam parë në rastin e Kroacisë që për strategji elektorale më i votuari të jetë në fund fare”, tha kreu i grupit të PS.
I pyetur mbi faktin se përse PS nuk pranoi që listat të hapeshin 100%, z. Balla u përgjigj se në këtë mënyrë mund të hynin në Parlament persona që nuk do të ishin të denjë për të përfaqësuar popullin.
“Ka të bëjë me legjitimi Nëse në Tiranë mblidhen 36 individë dhe secili prej tyre merr thjesht votat e tyre familjare, mund të plotësonte votat. Nëse 36 kandidatë secili merr 400 vota, por mendoni ju nëse një deputet merr 401 vota duhet të përfaqësojë popullin? Është e vërtetë që Kosova ka një sistem, të tillë por ka sistem proporcional kombëtar dhe janë të përjashtuar kryetarët e partive”, deklaroi z. Balla.
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Balla: Në marrëveshjen e 5 qershorit kemi pranuar çdo kërkesë nga PD
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:45 Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?
- 15:31 Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 15:25 Gara U18 Gran Canaria 2026, xhudisti nga Kosova mposht në Spanjë xhudistin serb (VIDEO)
- 15:18 Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa