Të armatosur në tarracën e qendrës tregtare, si po ruhet parlamenti

16 Shkurt 2023 | 10:23

Seanca plenare e kësaj të enjteje pritet të jetë aspak normale, me opozitën që do të protestojë në ambientet e jashtme të parlamentit.

Ekipet e FNSH-së dhe RENEA janë grumbulluar para godinës me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë ndërsa Euronews Albania ka parë dhe ruajtjen që po i bëhet parlamentit në lartësi.

Dy persona të armatosur janë vendosur në tarracën e qendrës tregtare afër parlamentit për të monitoruar situatën nga lart.

Në varësi të përshkallëzimit të situatës, këta efektivë janë përqëndruar aty si pjesë e planit të masave të sigurisë së kësaj të enjteje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026