Të bllokuar në makina e garazhe: Pse përmbytjet e Valencias rezultuan me kaq vdekje
Ndërsa Spanja po përpiqet të ringrihet nga përmbytjet që goditën juglindjen e vendit këtë javë, shumë po pyesin pse numri i të vdekurve, i cili aktualisht është mbi 200, është kaq i lartë.
Pothuajse të gjitha vdekjet e konfirmuara deri më tani kanë qenë në rajonin e Valencias në brigjet e Mesdheut, shkruan BBC.
Disa zona janë shkatërruar veçanërisht: qyteti i Paiporta, me 25,000 banorë, raportoi të paktën 62 vdekje.
Ka të ngjarë të kenë kontribuar faktorë të ndryshëm, duke përfshirë bllokimin e shoferëve në makinat e tyre, planifikimin e dobët nga zyrtarët dhe reshjet ekstreme që përkeqësohen nga ndryshimet klimatike.
Agjencia e mbrojtjes civile, e mbikëqyrur nga qeveria rajonale, lëshoi një alarm urgjent për telefonat e njerëzve në dhe rreth qytetit të Valencias pas orës 20:00 me orën lokale të martën, kohë në të cilën uji vërshoi me shpejtësi duke u ngritur në shumë zona dhe në disa raste tashmë duke bërë kërdi.
Një numër i madh i viktimave ishin në rrugë, në shumë raste duke u kthyer nga puna, kur ranë përmbytjet.
Pamjet video tregojnë se si vala e parë e përmbytjeve vërsho përmes Paiporta ndërsa makinat po qarkullonin ende. Megjithëse reshjet ishin më të mëdha në zona të tjera, si Utiel dhe Chiva, gjeografia e Paiporta, me një përroskë që kalonte në qendër të saj, e bëri ndikimin e përmbytjes veçanërisht shkatërruese.
Kryebashkiaku Maribel Albalat tha se qyteti ishte i papërgatitur sa i përket planifikimit, me shumë banesa përdhese. Gjashtë banorë të një shtëpie të të moshuarve vdiqën kur uji i përmbytjes hyri në ndërtesë kur ata ishin ende në katin e parë.
Garazhet ishin gjithashtu një kurth i vdekjes.
“Kur bie shi, njerëzit zakonisht zbresin në garazhet e tyre për të nxjerrë makinat e tyre në rast se garazhi i tyre përmbytet”, tha zonja Albalat.
Kështu duket se ka ndodhur në lagjen La Torre, në periferi të Valencias, ku trupat e shtatë personave u gjetën nga garazhi i një ndërtese banimi.
Autostrada A3 që lidh Valencia-n me Madridin ishte një nga shumë rrugët ku shoferët u bllokuan ndërsa niveli i ujit u rrit, duke i lënë ata të pasigurt nëse ishte më e sigurt të qëndronin në automjet apo jo.
Kryetari i bashkisë Chiva, Amparo Fort, paralajmëroi të enjten se aty pranë kishte ende “qindra makina të kthyera përmbys dhe ato me siguri do të kenë njerëz brenda tyre”.
Të enjten në mëngjes, Guardia Civil ndau këshilla në mediat sociale se si të shpëtoni nga një makinë gjatë një përmbytjeje. Njerëzit e kapur nga përmbytjet këshillohen të përpiqen të shpëtojnë nga xhamat e makinave dhe xhamit të përparmë.
Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE
Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor
Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë