Të burgosurit në Ekuador lirojnë 57 oficerë policie dhe roje sigurie që mbanin peng
Të burgosurit në gjashtë burgje në Ekuador kanë liruar 50 roje dhe shtatë policë që mbanin peng, njoftoi Shërbimi i Burgjeve Ekuadoriane (SNAI).
Sipas deklaratës së SNAI, 57 pengjet e liruar janë aktualisht “nën ekzaminim mjekësor”, por gjendja e tyre shëndetësore besohet të jetë e mirë, raporton Reuters.
Autoritetet thanë se rrëmbimet ishin të koordinuara nga bandat kriminale të pakënaqura me veprimet e policisë që synonin frenimin e pushtetit të tyre. Organizatat kriminale u fajësuan gjithashtu për incidentet që përfshinin dy makina bomba që shpërthyen të enjten mbrëma pranë ndërtesave të policisë në Quito, kryeqyteti i Ekuadorit.
Shpërthimet gjatë natës, njëra në një ndërtesë të përdorur më parë nga SNAI dhe tjetra e përdorur ende nga agjencia, shkaktuan dëmtime të jashtme në një ndërtesë tjetër dhe çuan në 10 arrestime, raporton Reuters.
Gjashtë të dyshuar, pesë shtetas ekuadorianë dhe një kolumbian, u arrestuan në lidhje me sulmin e parë dhe katër u arrestuan në lidhje me shpërthimin e dytë, thanë autoritetet të premten. Nga incidentet nuk ka pasur të lënduar.
Qindra policë dhe ushtarë bastisën burgun Cotopaxi në Latakunga, rreth 88 kilometra në jug të Kuitos, të mërkurën në një përpjekje për të parandaluar dhunën e mëtejshme në atë që autoritetet besojnë se janë hakmarrje për veprimet e policisë.
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit