“Të dëbohet sa më parë”, operacioni “Bridora” kundër shqiptarëve në Britani
Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka urdhëruar njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve, si një përpjekje për të përshpejtuar dëbimet.
Burime për “Independent” thonë se operacioni kundër emigrantëve shqiptarë të paligjshëm është koduar me emrin “Bridora” dhe synon të trajtojë sa më shumë aplikime dhe t’i largojë ata sa më parë nga ishulli.
Ndërkohë, kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi gjatë një interviste, mbetet i zotuar për të kthyer emigrantët e paligjshëm në Shqipëri.
Sunak e konsideroi “qesharak” nivelin e emigrimit të paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar.
“Nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, do të ndaloheni shpejt dhe pastaj brenda disa ditësh apo javësh do të dëgjojmë pretendimin tuaj”, tha Sunak, duke shtuar se deportimi do të jetë i menjëhershëm edhe si një mënyrë për të reduktuar hyrjen e emigrantëve me gomone në Britani.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve