“Të degradojmë makinerinë e luftës të Putinit”- BE paketë të re masash ndaj Rusisë

21 Shkurt 2024 | 14:34

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për një raund të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë. Sanksionet pritet të hyjnë në fuqi të shtunën në ditën që shënohet dyvjetori i pushtimit rus të Ukrainës.

Masat e fundit nga BE vijnë pasi Rusia fitoi terren në fushën e betejës, teksa Ukraina lufton me mungesën e municioneve të furnizuara nga perëndimi. BE-ja përballet me kritika në rritje se sanksionet tashmë në fuqi po dështojnë të ndalojnë aftësinë e Presidentit Vladimir Putin për të zhvilluar luftën e tij në Ukrainë.

Megjithatë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e përshëndeti marrëveshjen, duke shkruar në një postim në X : “Ne duhet të vazhdojmë të degradojmë makinën e luftës të Putinit”.

Paketa shton rreth 200 emra në listën e individëve të sanksionuar që u ndalohet të udhëtojnë në BE, ndërsa si individët ashtu edhe kompanitë përballen me ngrirje të pasurive të tyre.

Sipas një dokumenti të publikuar, BE do të ashpërsojë eksportet, dhe ndër të tjera do të ndalë tregtinë e kompanive europiane me ato firma kineze që furnizojnë Rusinë me mallra të përdorimit ushtarak. Masat e reja të sanksioneve drejtohen kundër gati 200 institucioneve dhe personave të veçantë. Me to nuk lejohet më tregtia dhe hyrja e tyre në territorin e BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve të policisë, ky shtetas qarkullonte i armatosur me armë zjarri...
10:24 | 04/07/2026

Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Ambasada ka shpërndarë edhe...
09:51 | 04/07/2026

Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve

Zjarri i rënë prej mbrëmjes së të premtes në Malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, vijon të jetë aktiv, por me intensitet më të ulët....
09:30 | 04/07/2026