Të dy kandidatët të bindur për fitore, Biden: Secila fletë votimi duhet të numërohet
Kur ende në SHBA vijon numërimi i votave edhe në pak shtete dhe ku duket se kandidadi demokrat joe Biden është në avantazh, presidenti Donald Trump vijon të theksojë se ka manipulime dhe nëse numërohen votat e ligjshme atëherë ai shpallet lehtësisht fitues.
Në një deklaratë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump foli për 15 minuta dhe u largua pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje, por në fund të fjalës së tij ai u zotua se sfida ligjore do të vijojë kudo ku konstatohet parregullsi në fletët e votimit.
“Do të dëshiroja t’i siguroja popullit amerikan një përditësim të përpjekjeve tona për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve shumë të rëndësishme në vitin 2020. Nëse numëron votat e ligjshme, unë lehtësish fitoj. Qëllimi ynë është të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve, ne nuk do të lejojmë që korrupsioni të vjedhë një zgjedhje kaq të rëndësishme. Nuk mund të lejojmë heshtjen. Ka një proces gjyqësor të jashtëzakonshëm. Dhe ky është një rast kur ata po përpiqen të vjedhin, ata po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet dhe ne nuk mund ta lejojmë që të ndodhë”, tha presidenti Trump në fjalimin e tij.
Edhe demokrati Joe Biden shprehet i bindur për fitoren e tij teksa vijon të përsërisë se duhet durim derisa të numërohet çdo vote.
“Në Amerikë, vota është e shenjtë. Kjo është mënyra se si njerëzit e këtij kombi shprehin vullnetin e tyre. Kështu që secila fletëvotimi duhet të numërohet. Demokracia ndonjëherë është e çrregullt. Ndonjëherë kërkon edhe pak durim. Nuk kemi dyshim, se kur të përfundojë numërimi, Senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Kështu që unë kërkoj nga të gjithë të qëndrojnë të qetë. Procesi po funksionon. Numërimi është duke përfunduar. Faleminderit të gjithëve për durimin tuaj”, u shpreh kandidati demokrat.
Në një seri postimesh në Twitter, Biden bën thirrje që të numërohet çdo votë, si një kundërshtim ndaj përpjekjeve të Donald Trump që përmes veprimeve ligjore pretendohet se ndalon numërimin e fletëve të votimit në shtetet kryesore.
Lexoni gjithashtu:
Trump në deklaratë për shtyp: Demokratët po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet
Live Blog: Zgjedhjet në SHBA varen nga rezultatet e 4 shteteve
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania