Të fotografosh Zotin e Detit, imazhi i Poseidonit të zemëruar bëhet viral në media

9 Shkurt 2021 | 09:31

Imagjinatë apo iluzion optik, një foto ku duket se shfaqet Poseidoni, Zoti i Detit, është bërë viral në media.

A është thjesht një dallgë apo fytyra e Poseidonit, Zotit të Detit?

Cilado qoftë e vërteta, lëreni imagjinatën t’ju udhëheqë. Me miliona njerëz në botën online janë duke shijuar një pamje të tillë, fotografuar në momentin e duhur.

Fotografi Mathieu Rivrin, e realizoi foton pranë shtëpisë së tij në Lesconil, Brittany gjatë Stuhisë Justine të muajit të kaluar. Një valë deti u përplas me një mur duke formuar një pamje që i ngjante Zotit të Detit, por të zemëruar.

“Po binte shi, drita ishte e ulët sepse po perëndonte. Ne mund të shihnim dallgët që thyheshin në distancë dhe që përplaseshin. Njëra nga valët e saj shpërtheu më fort se të tjerat. Është  me të vërtetë një fragment, një sekondë,” – tha fotografi.

Rivrin shprehet se kur bëri fotot, valët më të fuqishme të stuhisë po godisnin bregdetin francez dhe në ato pak sekonda arriti të luajë me imagjinatën.

Fotoja tani është bërë virale në të gjithë botën në internet, por edhe në media.

Iluzion optik, rikrijim imazhesh apo lojë e natyrës, ata që e besojnë, rikthehen sërish në të shkuarën e largët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026