“Të heshtë zhurma e armëve”, Papa Françesku: Të fillojnë bisedimet për paqe

25 Dhjetor 2024 | 14:08

Nga lozha qendrore e bazilikës së Vatikanit, Françesku i dha Romës dhe botës mesazhin tradicional të Krishtlindjes, duke kërkuar guximin që “armët të heshtin dhe të kapërcehen ndarjet”.

Papa lutet për fundin e konflikteve dhe krizave në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Mianmar, Qipro dhe në disa vende të kontinentit amerikan. Në vitin jubilar, i fton besimtarët të mos kenë frikë, sepse mëshira e Zotit “e davarit urrejtjen”

Papa kërkoi që të “hapet dera e negociatave” dhe përmendi nevojën për paqe përfundimtare pas muajsh vuajtjesh dhe konflikti.

“Heshtëshin armët në Ukrainën e munduar! Paçim guximin të hapim derën e negociatave dhe gjesteve të dialogut e të takimit, për të arritur në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Heshtëshin armët në Lindjen e Mesme! Me sytë e mi të ngulur në djepin e Betlehemit, ia drejtoj mendimet bashkësive të krishtera të Izraelit e të Palestinës, veçanërisht Gazës, ku situata humanitare është shumë e rëndë. Pushoftë zjarri, u lirofshin pengjet dhe u ndihmoftë popullata e rraskapitur nga uria dhe lufta. Jam edhe pranë bashkësisë së krishterë në Liban, veçanërisht në jug, edhe asaj të Sirisë, në këtë çast të brishtë. U hapshin portat e dialogut e të paqes në të gjithë rajonin, copëtuar nga konflikti. E dua të kujtoj këtu edhe popullin libik, duke e inkurajuar të kërkojë rrugëzgjidhje, që i hapin udhën pajtimit kombëtar”.

Papa gjithashtu u fokusua në situatën dramatike në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Rripin e Gazës, ku theksoi se “situata humanitare është jashtëzakonisht e rëndë”. Ai bëri apel për dërgimin e ndihmave urgjente dhe një armëpushim të menjëhershëm për të lehtësuar vuajtjet e popullatës, duke kërkuar që “zhurmat e armëve të heshtin”.

LEOXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez

Një ish-zyrtar i lartë në Kinë është dënuar me vdekje në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në vitet e fundit, pasi u shpall fajtor për marrje ryshfeti me...
18:28 | 07/07/2026

E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit

Anastasia Berezovskaya, e dyshuara kryesore për tentativën e vrasjes së biznesmenit ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe e kërkuar nga Interpoli, është gjetur e vdekur...
18:18 | 07/07/2026

Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot diçka të mirë për kryeministren italiane, Giorgia Meloni duke e quajtur atë një “person shumë të mirë”, në një deklaratë për...
18:10 | 07/07/2026