Të hiqet ’20 përqindëshi’ diskriminues ndaj shqiptarëve në RMV, thotë analisti
Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë në përpjekjen për të luftuar për heqjen nga Kushtetuta të ’20 përqindëshit’ që diskriminon shqiptarët.
Kështu tha në emisionin ‘Sot’ Seladin Xhezairi, analist nga RMV, teksa diskutohej mbi rezultatin e fundit të censusit në RMV, ku shqiptarët rezultojnë 29.5% e popullsisë.
Ai solli në vëmendje faktin se censusi është politizuar nga qarqet turke dhe bullgare, të cilët kanë depozituar edhe ankesa zyrtare për rezultatet e minoriteteve të tyre.
Fakti që pala bullgare ka kërkuar korrigjim me përfshirjen e elementit bullgar në Kushtetutë, sipas analistit duhet të shfrytëzohet nga faktori shqiptar në RMV për të forcuar pozitat e shqiptarëve.
“Ndryshimi i Kushtetutës do të ishte rast i mirë që faktori politik shqiptar në RMV të dalë me një zë për të tërhequr ‘20 përqindëshin’ diskriminues ndaj shqiptarëve. Jam i bindur se shqiptarët po faktorizohen në Ballkan, por varet nga drejtuesit e tyre se çfarë do të arrijnë të bëjnë”, tha analisti.
Në RMV e drejta për përdorimin e gjuhës dhe flamurit nuk garantohet për shqiptarët, por “për popujt që përbëjnë të paktën 20% të popullsisë së shtetit”.
Tani shqiptaret duan ta ndryshojnë këtë. Ata kërkojnë të thuhet qartë se përdoret gjuha shqipe dhe flamuri etnik shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare