Të huajt blejnë shtëpi në Durrës, tërhiqen nga moti dhe ushqimi

28 Mars 2024 | 16:32

Ajo është Vadislava. Ajo ka bërë një tur në vendet e Ballkanit për të parë mundësitë e blerjes së një prone. Pas Korfuzit u ndal në Durrës, ku edhe vendosi të ndërtonte shtëpinë e saj të dytë.

“Unë jam nga Ukraina. Sapo kam blerë një shtëpi në Durrës dhe do të vij të jetoj me fëmijën dhe bashkëshortin. Shumë shpejt do të na bashkohen edhe prindërit e mi. Unë jetoj në Angli prej 2 vitesh, por atje nuk më pëlqen fare. Jam përpjekur të gjej një vend të qetë, ku ka njerëz dhe kohë të mirë, por mbi të gjitha ku ka ushqime të shëndetshme. Dhe këtu ushqimi, ashtu siç edhe e lexova në internet, është i gjithi natyral, ju nuk përdorni kimikate. Edhe çmimet e pronave ishin të leverdishme për mua”, thotë Vadislava Vlada, turiste.

Mirëpo Vadislava nuk është e vetmja. Bashkatdhetarë të saj, por edhe të huaj nga kombësi të tjera gjen ngado nëpër qytet, kjo sepse, sipas agjentëve imobilarë, Durrësi “është në modë”.

“Në fakt ka pasur një ndryshim rrënjësor, që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, prej së cilës shumë shtetas ukrainas filluan të bëjnë investime në Ballkan. Në Shqipëri kishte një ‘boom’ kërkesash për blerje nga të huajt”, shprehet Erjando Zoto, agjent imobilar.

Kjo rritje e kërkesës ka sjellë si rezultat rritjen e çmimeve.

“Nëse flasim para 2 vitesh, çmimet në zonën e plazhit dhe në Durrës ishin rreth 40-50% më lirë se ato që janë sot, por kemi pasur një rritje në mënyrë drastike”, thotë ai.

“Në fakt qendra ka një çmim të lartë, por që është real, sepse qendra ka një problematikë, që nuk ka ndërtime të reja, sepse nuk ka zona të lira ku mund të ndërtohen. Prandaj ka një rritje reale dhe shkon 1300-1500 euro metri katror, varet nga cilësia dhe zona. Rritje ka pasur plazhi, ku sot apartamentet në vijë të dytë janë rreth 1000 euro metri katror”, thekson agjenti imobilar.

Konsulentët janë skeptikë, kur vjen puna te deklarimi i çmimeve të apartamenteve, sepse vitet e fundit po vënë re një problematikë. Ata thonë se pronarët e apartamenteve, duke dëgjuar çmimet e larta në treg, po rrisin çmimet, duke mos e justifikuar vlerën reale që ato kanë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026