“Të liberalizohen vizat me Kosovën”. Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.
“Ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi kushtet janë plotësuar. Për këtë flasim me të gjithë partnerët dhe miqtë në Europë që të binden, siç jemi bindur ne”, tha Scholz.
Ai shtoi se Gjermania do të bëjë gjithçka që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së.
“Procesi i Berlinit është një shenjë që Gjermania do të bëjë gjithçka që të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkëngjiten BE-së në kohën e duhur”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në fund të vitit do aplikojmë për statusin kandidat në BE, thotë Kurti
- Scholz në Prishtinë: Njohja reciproke Kosovë – Serbi hap rrugën për në BE