”Të lodhur nga kritikat”, Hungaria-BE-së: Mjaft ndërhytë në çështjet e brendshme
Hungarisë i ka ardhur në majë të hundës nga kritikat e Perëndimit.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i vendit Peter Szijarto, i cili ka nënvizuar se kritikat e vazhdueshme mbi çështjet demokratike dhe kulturore në Hungari po cenojnë bashkëpunimin, sidomos mbi çështje si NATO dhe Rusia.
Budapesti dhe Brukseli kanë kryqëzuar shpatat për një sërë çështjesh në vitet e fundit, me partinë në pushtet Fidesz që akuzohet për qeverisje autoritare, keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe devijim të linjës së bllokut lidhur me luftën në Ukrainë.
Szijarto ka deklaruar se Hungaria nuk ka votuar ende për të lejuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO pasi ligjvënësit hungarezë janë të lodhur me komentet e Perëndimit për çështjet e tyre të brendshme.
Sidoqoftë, Parlamenti në Budapest do të votojë në favor të aderimit të Finlandës në aleancën ushtarake javën e ardhshme, pavarësisht asaj që e ka quajtur “mungesës së respektit” të elitave politike në Helsinki dhe Stokholm.
“Kur politikanët finlandezë dhe ata suedezë vënë në dyshim natyrën demokratike të sistemit tonë politik është e papranueshme”, ka deklaruar më tej Szijarto.
Ndërsa sa i takon anëtarësimit të Suedisë, ministri i Jashtëm ka shtuar se nuk dihet se kur ajo do të aprovohet.
BE, që përfshin 21 vende anëtare të NATO-s, ka ngrirë fonde me vlerë miliarda dollarë për Budapestin, duke akuzuar kryeministrin Orban se po çrrënjos lirinë e medias.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë