Të mërkurën mbreti Charles III vizitë zyrtare në Gjermani
Berlini po përgatitet të hapë “tapetin e kuq” për mbretin e Britanisë Charles III.
Vizita e tij në Francë mësohet se është shtyrë pas trazirave sociale për ndryshimet e pensioneve të Presidentit Emmanuel Macron dhe dhunën në qytetet e vendit.
Siç raporton rrjeti gjerman “n-tv”, Mbreti Charles, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Camilla, pritet të qëndrojë në hotelin luksoz të Berlinit “Adlon”.
Në hotelin me pesë yje kanë qëndruar emra të famshëm si Michael Jackson, Dalai Lama dhe nëna e monarkut britanik.
Autoritetet gjermane do të bëjnë të pamundurën që mbreti Karl të ndihet si në shtëpinë e tij, siç komenton gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”. Nëna e tij kishte qëndruar në “Hotel Adlon” në vitin 2004 dhe 2015 duke shijuar komoditetin e një prej tre suitave presidenciale të hotelit “Royal Suite”.
Sipas një përfaqësuesi të hotelit, që nga vizitat e Elizabeth, stafi i njeh shumë mirë preferencat e anëtarëve të familjes mbretërore britanike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë