Të mërkurën në 16:00 nis greva e pedagogëve
Të mërkurën në orën 16:00 do të nisë greva e pedagogëve.
Këtë të hënë ata nisën një protestë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Duke qenë se qeveria nuk dha asnjë shenjë negocimi për kërkesat e tyre, siç lajmëruan, ata konfirmuan dhe datën e grevës së urisë.
Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore, pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfinancimit të orës mësimore të leksionit
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike
Pedagogu i Universitetit të Arteve, Harri Aleksi tha për Euronews Albania se ka pasur presion nga sistemi për të mos marrë pjesë në protestë.
“Ne ndjejmë një braktisje të madhe edhe nga eprorët tanë, nga drejtuesit tanë,” – u shpreh Aleksi.
Ai tha se kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të paguhen si profesionistë. Sipas tij, çdo orë e humbur do të zëvendësohet, por edhe studentët duhet të kuptojnë problemin.
Prej tre javësh tanimë, pedagogët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kërkuar nga qeveria të plotësojnë kërkesat.
Kryeministri Rama nuk e ka përkrahur protestën e tyre dhe ka deklaruar se nuk do të ketë rritje pagash.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta