“Të ndërpritet ofensiva”, G7-a mbështet zgjidhjen me 2 shtete, por jo armëpushimin

8 Nëntor 2023 | 16:32

Grupimi i vendeve më të pasura, G7, i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërpresë ofensivën në Gaza për qëllime humanitare.

Në takimin e zhvilluar në Japoni, liderët tejkaluan mosmarrëveshjet mbi luftën, por në deklaratën finale nuk arritën të mbështesnin thirrjen për armëpushim. Por sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se Izraeli nuk duhet ta pushtojë sërish Gazën.

“Ministrat e G7-s riafirmuan mbështetjen e palëkundur për të drejtën dhe detyrimin e Izraelit për t’u vetëmbrojtur dhe për t’u siguruar që 7 tetori të mos përsëritet. Ne ramë të gjithë dakord se ndërprerjet humanitare do të ndihmonin në mbrojtjen e civilëve palestinezë, do të garantonin vijimin e asistencës humanitare, do të lejonin largimin e shtetasve tanë dhe do të lehtësonte lirimin e pengjeve”,- tha Antony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit.

Ministrat e Jashtëm të 7 vendeve dënuan gjithashtu rritjen e dhunës së kolonëve ekstremistë ndaj palestinezëve si dhe përsëritën se një zgjidhje me dy shtete, Izrael dhe Palestinë, është rruga e vetme drejt një paqeje afatgjatë e të qëndrueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026