Të paguhesh pa bërë asgjë, 30 persona do i nënshtrohen këtij “testi” në Angli

5 Qershor 2023 | 13:42

Një grup prej 30 personash do të paguhen 1600 paund në muaj për atë që do të jetë prova e parë e Anglisë për një skemë të të ardhurave universale.

Gjatë një periudhe prej dy vitesh, ata do të marrin shumën mujore pa kushte, ndërsa studiuesit do monitorojnë se çfarë efektesh kanë paratë e gatshme në jetën e tyre.

Paratë do t’u jepen 15 pjesëmarrësve. Ata do të paguhen ‘pa kërkesë për të punuar ose për të demonstruar vullnet për të punuar’.

Will Strong, drejtor i kërkimit në think-tank Autonomy, i cili drejton skemën, tha se shifra prej 1,600 paundësh ishte një shumë e konsiderueshme.

Në një intervistë për The Guardian ai tha: “Të ardhurat bazë universale zakonisht mbulojnë nevojat themelore të njerëzve, por ne duam të shohim se çfarë efekti ka kjo shumë e pakushtëzuar në shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve, pavarësisht nëse ata zgjedhin të punojnë apo jo.

Shoqëria jonë do të kërkojë një formë të të ardhurave bazë në vitet e ardhshme, duke pasur parasysh trazirat e ndryshimeve klimatike, teknologjinë dhe tranzicionin industrial që është përpara.

Kjo është arsyeja pse ndërtimi i bazës së provave dhe angazhimi publik tani është kaq i rëndësishëm, kështu që terreni është i përgatitur mirë për zbatimin kombëtar”.

Studime të ngjashme tashmë janë duke u zhvilluar në vende të tilla si SHBA, dhe verën e kaluar qeveria e Uellsit nisi një provë që paguan 1600 paund në muaj për më shumë se 500 të rinj të rritur që largohen nga kujdesi prindëror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026